Ministria e jashtme turke reagon ashpër ndaj protestave të kurdëve në Gjermani

Ministria e Jashtme e Turqisë, ka reaguar pasi shteti gjerman ka lejuar kurdët të protestojnë në Frankfurt kundër Erdoganit.

Bota

19/03/2017 15:51

 

Në një deklaratë me shkrim, kjo ministri e ka cilësuar si provokim lejen e Gjermanisë për mbajtjen e këtij marshi, transmeton lajmi.net

“Ne e dënojmë këtë qëndrim të pasinqertë. Ky ëshët një provokim”, thuhet nga deklarata e ministrisë së jashtme turke.

Zyrtarët gjermanë kanë lejuar mbi 9.000 kurdë të marshojnë në Frankfurt kundër Erdoganit, për dallim nga ministrat turq të cilëve ia ndaluan mbajtjen e tubimeve në qytetet gjermane. /Lajmi.net/