Ministria e Infrastrukturës premton zgjidhje të problemit për banorët e Mramorit

Këshilltari i Ministrit të Infrastruktirës, Argjend Zenaj, e ka përcjellur nga afër protestën e banorëve të Mramorit, të cilët sot bllokuan magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Lajme

15/07/2018 13:33

Banorët kërkuan që të përfundohen sa më shpejt punimet në këtë rrugë, pasi sipas tyre Ministria e Infrastrukturës po shfaqet e vonuar, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, i menjëhershëm qe reagimi i Ministrisë, pasi Zenaj me të dal në vendin e ngjarjes, u ka premtuar banorëve zgjidhje të këtij problem që nga dita e hënë.