Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve në vend

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme dhe se kjo ministri është e gatshme t’i përgjigjet çdo situate.

Lajme

06/01/2019 19:42

Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme të gjitha rrugët në vend kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura në këto zona, shkruan lajmi.net.​

“Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënie të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Sipas njoftimit, vet ministri Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët.

MI u ka bërë thirrje të gjithë ngasësve që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit në fuqi. /Lajmi.net/