Ministria e Infrastrukturës do investojë në dy projekte rrugore në veri, vlera rreth 100 mijë euro

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për dy projekte rrugore.

Lajme

10/07/2018 12:36

Asfaltimi i rrugëve “Tirana dhe “Sami Frashëri”, kap vlerën rreth 100 mijë euro.

Në këtë takim ku u bisedua për zhvillimin e projekteve infrastrukturore ka qenë i pranishëm edhe deputeti nga Lista Serbe, Slavko Simić.

Postimi i plotë i Lekajt:

Në takim me Kryetarin Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe Deputetin e Listes Serbe, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Slavko Simić, bisedova për zhvillimet e projekteve infrastrukturore në ketë pjesë të Kosovës dhe mundësinë e bashkëpunimit për t’i shtyrë e përfunduar ato.

Me kryetarin Rakiq, nënshkruam edhe një memorandum bashkëpunimi për dy projekte rrugore (Rruga “Tirana dhe “Sami Frashëri”), në vlerë prej rreth 100 mijë euro.

Ne u dakorduam që së shpejti si Ministër i Infrastrukturës të vizitojë ketë pjesë të Republikës së Kosovës që të shohim nga afër nevojën për investime edhe në rrugë por edhe në hekurudha, e gjithë kjo për të lehtësuar levizjen e qytetarëve të Kosovës./Lajmi.net/