Ministria e financave nga një gotë qumësht për punëtorë (Dokument)

Ministria e Financave e cila udhëhiqet nga Avullah Hoti do të blejë qumësht për një kategori të punëtorëve të saj.

Lajme

17/03/2017 14:42

Pijet si rakia e vera zënë vend në shumë tryeza të seminareve të organizuara nga Institucionet qeveritare. Por, një kategori e zyrtarëve shtetërorë do të kenë të detyrueshme që të pinë qumësht.

Ministria e Financave do të blejë qumësht për punëtorët e arkivit pasi që i eksponohen erërave, pluhurit, kushteve të përgjithshme higjienike,  shkruan lajmi.net.

“Furnizim me qumësht për zyrtarët e arkivës dhe materiale tjera shpenzuese për nevojat e MF. Vlera e përgjithshme e kontratës”. Kështu quhet tenderi më i ri i Ministrisë së Financave.

Proceduar e tenderit ka qenë ‘E kuotimit të çmimeve” dhe është proceduar me vetëm një ofertues. Kompania A&B Market do të kryej këtë shembim për një vit me vlerë të kontratës prej 5,975.50 euro. Nuk është precizuar sasia e konsumit të quheshit për një punëtor, por mendohet që do të jetë 1 litër në ditë për secilin zyrtarë që kryen këtë lloj të punës. /Lajmi.net/