Ministria e Diasporës shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik

Në një komunikatë për media është bërë e ditur që  Zëvendës Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka shpallur të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik.

Lajme

13/01/2018 12:22

“Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitor Strategjik në Republikën e Kosovës.

Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.” bëhet e ditur në Komunikatë.

Ministri Gashi me këtë rast deklaroi se është i gëzuar që kanë arritur të përmbyllin fazën përgaditore për nisjen e një kapitulli të ri në Republikën e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Kjo qeveri e Kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arritë të përmbyllim shpejt fazën përgaditore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është I dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.   /Lajmi.net/