Ministria e Diasporës e përkushtuar të punojë në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Sot Ministri Murati priti në një takim pune drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës  Igballe Rogova me bashkëpunëtore.

Lajme

10/02/2017 17:20

Në këtë takim ministri Murati tregoi për të arriturat dhe sfidat që ka ministria në fushën e barazisë gjinore.

Gjithashtu ai e konsideroi të nevojshëm bashkëpunimin në të gjitha fushat me RRGGK-në për të avancuar barazinë gjinore jo vetëm brenda ministrisë dhe aktiviteteve të saj por edhe në punën e saj me diasporën, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Rogova nga ana e saj duke vlerësuar punën e Ministrisë së Diasporës në fushën e barazisë gjinore në emër të RRGGK-së i ofroi Ministrisë së Diasporës të jetë pjesë e projektit të saj për të ndihmuar institucinet e vendit në buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, i cili është edhe obligim edhe ligjor. Duke e konsideruar tejet të rëndësishme buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, Ministri Murati shprehu përkushtimin e tij që Ministria e Diasporës të jetë pjesë e këtij projekti të RRGGK-së.

Andaj u vendos që menjëherë të procedohet me vedosjen e pikave të kontaktit si dhe me përcaktimin e agjendës së punës së përbashkët në ditët në vijim.