Ministria e Arsimit: Rasti “Don Bosko” në Prokurori (Video) – Lajmi.net
Ministria e Arsimit: Rasti “Don Bosko” në Prokurori (Video)
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:42, 20 March 2017
Në emisionin “Përballje” nga ekspertë dhe përgjegjës të fushës së arsimit sonte është diskutuar për dhunën në shkollat e Kosovës dhe se kush është fajtori për këtë gjendje.

Po ashtu është diskutuar për rastet e fundit të publikimit të disa fotove të nxënësve nga mësuesja në Prishtinë si dhe për rastin e drejtorit të shkollës ‘Don Bosko” në Prishtinë.

Merita Jonuzi, nga Ministria e Arsimit, ka thënë se në rastin “Don Bosko” ministria e organet përgjegjëse po merren me të.

“Rasti është në prokurori. Inspektorati i arsimit aktivisht është marrë me këtë punë”, ka deklaruar Jonuzi në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.

Por drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci e ka pyetur zyrtaren nga Ministria e Arsimit se a duhet një drejtor të jep dorëheqje derisa të shpallet i fajshëm apo pafajshëm.

“Është mirë me u pezullu deri sa të shpallet apo mos shpallet fajësia. Rasti është në prokurori edhe po presim fajësinë apo pa fajësinë”, ka deklaruar Jonozi.

Në media ishin publikuar foto të drejtorit të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” i cili u përfshi në një skandal medial, kur drejtorit të saj Izidor Llukiq iu publikuan disa fotografi me nxënëset me të cilat pozon në pozita që ngritën debat për raportin nxënës-mësimdhënës.

” Tash shërbimet e inspektoratit kanë konstatu diçka por nuk është mirë tash në media me… Duhet me ju tregu njerëzve që me rastin janë duke u marrë organet kompetente”, ka deklaruar Jonozi në emisionin “Përnballje”.

Por drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci ka thënë se ata para dy vitesh kishin një rast të ngacmimit seksual në një shkollë në Prishtinë dhe sipas saj kishin informuar organet për rastin dhe nuk kishin marrë informatë dhe se çka ka ndodhë me të.

“Dhe çka është ma e keqja kam kuptu se ndaj të njëjtit mësimdhënës ka pas tjera raste që janë zhvillu përpara por ai ka vazhdu me punu si mësimdhënës”, ka deklaruar Nagavci.

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2