Ministri Yagcilar priti në takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, sot priti në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ku diskutuan rreth vazhdimit të baskëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike dhe Komunës së Prishtinës.

Lajme

01/03/2018 16:44

Më këtë rast, Ministri Yagcilar dhe kryetari Ahmeti vlersuan mundësinë e shfrytëzimit të sallës së ish-Shtëpisë së Armatës në kinema për qytetin e Prishtinës dhe u dakorduan për koordinim mes dy institucioneve për të angazhuar në bashkërëndimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta për të ofruar shërbime publike sa më efikase në interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/