Ministri Yagcilar në Vjenë: E ardhmja e shërbimeve publike është digjitalizimi

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në "Konferencën e Nivelit të Lartë për Digjitalizimin dhe E-Qeverisjen" me ftesë të Ministrit Federal të Austrisë për Çështje Ekonomike dhe Digjitale. Konferenca po mbahet në kuadër të Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Lajme

26/09/2018 16:36

Yagcilar prezantoj në panelin ministror së bashku me kolegët e tij nga rajoni he Evropa. Në fjalimin e tij Ministri ka folur për sfidat, hapat si dhe prioritetet për tregun e vetëm digjital. Ai argumentoj se epoka digjitale paraqet një mundësi për të adresuar në mënyrë efektive dy sfidat kryesore në Ballkanin Perëndimor të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë dhe punësimin e të rinjve. Ai më tutje shtoj se e-qeverisja është zgjidhja më e mirë për ta sjellë qeverinë më afër qytetarëve, për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë.

Ministri Yagcilar në fjalën e tij foli edhe për arritjet e qeverisë së Kosovës sa i përket politikave legjislacionit, dhe dokumenteve strategjike si: Agjenda Digjitale për Kosovën, Strategjinë për Modernizimin e Administratës Publike, Kornizën e Interoperabilitetit, etj.

Ministri në fund të fjalës së tij tha se, Ballkani Perëndimor duhet ti bashkëngjitet iniciativës së BE-së për të krijuar tregun e vetëm digjital, sepse krijon vende të reja pune për të rinjtë, është e rëndësishme për zhvillimin tonë të përgjithshëm dhe është thelbësore për rritjen e bashkëpunimit dhe ndërvarësisë në rajon.

Integrimi digjital në Ballkanin Perëndimor gjithashtu mund të kontribuojë në marrëdhënie më të mira ndërqeveritare dhe të bëhet një nismë e ndërtimit të paqes në vetvete.