Ministri Xhafaj dhe kryepolici Veliu, në Resulaj. Vrasësi i 8 personave ende në arrati – Lajmi.net
Ministri Xhafaj dhe kryepolici Veliu, në Resulaj. Vrasësi i 8 personave ende në arrati
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 21:36, 10 August 2018
Ngjarja e rëndë në Selenicë të Vlorës, e mbrëmjes së kësaj të premteje, tronditi jo vetëm banorët e fshatit Resulaj, por edhe opinionin publik në mbarë vendin.
Tashmë kur kanë kaluar disa orë nga masakra e 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, forcat e policisë së Vlorës, FNSH-së dhe RENEA-s, që u përfshinë shumë shpejt në aksion për rrethimin dhe krehjen e zonës për të kapur autorin e dyshuar të masakrës, ende nuk kanë bërë të mundur arrestimin e vrasësit.

Në Resulaj të Selenicës, orët e mbrëmjes ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të ndjekur nga pranë vijimin e operacionit policor për kapjen e të dyshuarit.

Zykaj shkaktoi 8 të vdekur si pasojë e një grindjeje për motive pronësie, mes të cilëve vëllain e gjyshit, dy djemtë e tij me të shoqet, si dhe dy fëmijët e njërit prej tyre. Shumë shpejt pas ndodhjes së këtij akti makabër, prokurorë që kanë marrë çështjen në dorë kanë marrë në pyetje prindërit e vrasësit, ndërkohë që në hetime është përfshirë edhe Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO