Ministri Tahiri siguron mbështetje për profesionalizimin e Qendrave Korrektuese

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka vizituar sot Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku është pritur nga drejtori i kësaj qendre, Shefik Sylejmani.

Lajme

12/01/2018 14:29

Ministri Tahiri u zotua edhe njëherë në angazhimin për profesionalizimin e kësaj Qendre, si me pajisjet e sigurisë, po ashtu edhe në shtimin e numrit të oficerëve.

“Si ministër i Drejtësisë u zotova se në një të ardhme të afërt, ashtu siç e kam theksuar edhe më herët, se do të punojmë për të plotësuar nevojat e tyre, duke rritur numrin e oficerëve korrektues për këtë qendër,  besojmë që do të jenë diku 30 apo 40 të rinj që do t’i sjellim nga një proces rekrutues në një të ardhme të afërt” tha ministri Tahiri.

Poashtu, ministri Tahiri u shpreh i bindur që gjatë këtij viti do të avancohet edhe me tutje Shërbimi Korrektues.

Këtë bindje me të e ndan edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i  cili tha se 2018-ta do të dalloj për të mirë nga vitet tjera.