Ministri Tahiri: Pas largimit të EULEX-it në qershor, duhet miratuar 8 ligje të reja – Lajmi.net
Ministri Tahiri: Pas largimit të EULEX-it në qershor, duhet miratuar 8 ligje të reja
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:56, 12 January 2018
EULEX
EULEX
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se në prag të përfundimit të misionit të EULEX-it së bashku me organet e tjera të drejtësisë janë duke punuar në zëvendësimin e këtij misioni.

 

Ai ka thënë se pas përfundimit të misionit të EULEX në qershor duhet ndryshimi dhe plotësimi i 8 ligjeve, nder ta ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, prokurorinë, privatizim e disa të tjera, shkruan lajmi.net.

Këto komente Tahiri i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku është vendos edhe që Kuvendi të bëjë përzgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje të qeverisë është miratuar emërimi i dy anëtarëve të bordit të drejtorëve në Kompaninë Ibër-Lepenci. Ata janë Muharrem Xhemajli dhe Liridon Zogiani. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Abelard Tahiri, EULEX, Kosova, ligjet

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master Japan
  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3