Ministri Tahiri: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit Jonuz Musliu

Pas vdekjes së Jonuz Musliut, ish komandant i UÇPMB-së dhe kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, ngushëllime familjes i ka shprehur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Lajme

18/01/2018 18:36

Postimi i plotë në Facebook:

Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit Jonuz Musliu, ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe Këshillit Nacional Shqiptar. Jonuz Musliu i takon atij brezi të idealistëve të çështjes kombëtare, që u angazhuan me gjithë qenien në jetën e tyre, me të vetmin qëllim avancimin dhe përmirësimin e të drejtave politike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve. Jonuz Musliu me veprimtarinë e tij aktive politike dhe përpjekjen konstante, do të mbetet një shembull i përhershëm në mbamendjen tonë kolektive dhe inspirim për gjeneratat e reja, veçanërisht për përkushtimin e tij në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Musliu dhe bashkëveprimtarët.