Ministri shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-së – Lajmi.net
Ministri shkarkon anëtarët e MASHT-it në bordin e UP-së
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 22:13, 12 January 2018
Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se ka shkarkuar katër anëtarët e MASHT-it në Bordin e UP-së.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha për KALLXO.com se ka shkarkuar katër anëtarët e kësaj ministrie në Bordin e Universitetit të Prishtinës.

“Po, janë shkarku vetëm anëtarët e Bordit të UP-së që emërohen nga MASHT-i, ndërsa për anëtarë tjerë të emëruar nga universiteti vendosin ata”, tha ministri Shyqiri Bytyqi.

Ministria e Arsimit i kishte emëruar anëtarët e saj në Bordin e UP-së në shkurt të vitit 2016.

Anëtarë të këtij bordi nga MASHT-i ishin emëruar atëherë Ismet Salihu, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO