Ministri Shalsi: Opozita përpjekje për një ’97 të dytë, por do dështojnë

Deputeti i PS Eduard Shalsi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se doreheqja e zv/kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Ilir Meta ishte thjesht nje manover per te mbajtur ne kembe koalicionin, nje koalicion qe sipas tij do ta marre pergjigjen ne protesten e madhe te opozites ne 21 janar. 8:44, 22 Prill 2017

Lajme

22/04/2017 09:01

Ministri i Shqipërisë, Eduard Shalsi, ka deklaruar se eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike shfaqen me deklarata që  ngjajnë me lojëra fjalësh, transmeton Klan Kosova.

“I tillë është edhe ai i sotmi i Tritan Shehut. Përpiqen të fshehin të vërtetën e bojkotit të parlamentit, që përditë e më shumë po bëhet e qartë për të gjithë shqiptarët: frika për të votuar vettingun”, ka thënë Shalsi. Shalsi është shprehur se, “përpjekjet e krereve të Partisë Demokratike për të rikthyer vitin ‘97 dhe destabilizuar vendin, shqiptarët i janë përgjigjur duke bojkotuar çadrën”, që tashmë, sipas tij, po mbahet peng nga një grup ekstremistësh.

“Krerët e PD-së me këtë qëndrim po tradhëtojnë jo vetëm Partinë Demokratike por edhe Shqipërinë. I vetmi veprim i përgjegjshëm i Partisë Demokratike do të ishte kthimi në Kuvend dhe regjistrimi sa më parë për të marrë pjesë në zgjedhje. Vetëm kështu Shqipëria do të mund të ecë përpara me zbatimin e reformës në drejtësi dhe të përmbushë aspiratën e kahershme të integrimit në Evropë”, ka shtuar Shalsi.