Ministri Shala takoi Ambasadorin e Norvegjisë 

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala ka pritur ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri Per Strand Sjaastad, të cilin e ka falënderuar për vizitën dhe për ndihmën në vazhdimësi që i ka dhënë Qeveria Norvegjeze MMPH-së e veçanërisht në çështjen e Kadastrit po ashtu Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bëhen në këtë ministri.

Lajme

07/04/2017 16:11

Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet që janë mbështetë nga Qeveria e Norvegjisë akorduar në fushat që mbulon kjo ministri e me theks të veçantë në sektorin e Kadastrit. Në ndërkohë ministri Shala dhe ambasadori norvegjez u pajtuan në mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe implementimin e një pjese të projektit të përbashkët Kosovë–Shqipëri “Profesionistët e Rinj për Zhvillimin ndërkufitar” të Komunave ndërkufitare Gjakovë-Has-Tropojë-Prizren-Kukës.

Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad, e falënderoj për pritjen dhe për gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Norvegjisë dhe po ashtu e njoftoj se janë duke i përgatitur planet për projekte për vitet 2018 e tutje./Lajmi.net/