Ministri Shala i shprehë nevojën për përkrahje të ujërave të zeza ambasadorit hungarez

Ministri Ferat Shala priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, të cilin e falënderoi në emër të MMPH-së për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti hungarez, po ashtu Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë Ministri, veçanërisht në sektorin e ujërave, përfshirë Legjislacionin dhe Strategjinë e ujërave.

Lajme

13/04/2017 15:15

Takimi kishte fokus konsultimet për implementimin e projekteve nga kredi marrja në fushën e Sektorit të ujërave nga Qeveria hungareze. Po ashtu u bë e ditur se Qeveria e Kosovës së fundi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Hungarisë, nga e cila Kosova do të përfitojë një kredi prej 62 milion euro, pa iu nënshtruar kamatës.

Me këtë rast Ministri Shala, ka falënderuar ambasadorin Markusz, ndërsa ka spikatur nevojat që ka MMPH-ja në realizimin e shumë projekteve e veçanërisht në Sektorin e Ujërave të zeza.

Palët u pajtuan që të fillohet me implementimin e Projektit të Ujërave të zeza, të cilat derdhen në Liqenin e Batllavës, si dhe në vazhdimin e bashkëpunimit dhe implementimin e projekteve të përbashkëta./Lajmi.net/