Ministri Shala i pakënaqur, kjo është arsyeja

 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar sot Komunën e Istogut, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën.

Sport

19/09/2016 14:01

Ministri Shala dhe kryetari Rugova kanë biseduar për një varg çështjesh të interesit të përbashkëta, për investimet kapitale në këtë komunë, sidomos ato që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë, thuhet në njoftimin e MKRS.

Shala u shpreh se është synim politik i MKRS-së që të përmirësohen kushtet për zhvillimin e sportit, kulturës dhe rinisë, meqë këto tri fusha janë interes nacional i Kosovës. Në vazhdën e investimeve të shumta në këto fusha, Shala u shpreh se shpejti pritet fillimi i disa projekteve të rëndësishme për Komunën e Istogut, përveç atyre që janë duke u realizuar në fushën e sportit.

Kryetari i Istogut Haki Rugova, e falënderoi ministrin Shala për vizitën dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregon për bashkëpunim në funksion të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.

Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Rugova inspektuan punimet që po zhvillohen në Palestrën e Sporteve në këtë qytet.

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se nuk është i kënaqur me dinamikën e punimeve në këtë palestër, dhe shtoi se ngecjet e tilla kanë penguar  funksionalizmin e kësaj palestre tejet të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.