Ministri Shala flet me kryetarin e Shoqatës së Ndërtimtarëve për problemet e ndërtimtarëve

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala me kabinetin e tij dhe me Sekretarin e MMPH-së, pritën në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore, kryetarin  Brahim Selimaj me bashkëpunëtorë.

Lajme

01/03/2017 16:50

“Ministri Shala i njoftoi përfaqësuesit e Shoqatës me organizimin e brendshëm të MMPH-së, qeverisjen transparente si dhe rreth prioriteteve të saja për sektorin e planifikimit, ndërtimit, legalizimit dhe finalizimin e hartave zonale nëpër komuna, projekt i cili ka filluar së zbatuari në dy komuna Ferizaj dhe Skenderaj dhe do të shtrihet në të gjitha komunat gjatë këtij viti për të finalizuar Hartën Zonale të Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Ambientit.

Tutje, sipas njoftimit të komunikatës, Selimaj i paraqiti shqetësimet dhe problemet, me të cilat po ballafaqohen ndërtuesit dhe prodhuesit e materialit ndërtimore në Kosovë, në pothuajse gjitha komunat e Kosovës, ndërsa falënderoi MMPH-në për bashkëpunimin dhe interesimin për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

‘Ministri Shala i njoftoi për Konferencën me donatorët dhe kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, që pritet të mbahet gjatë muajit prill 2017, në të cilën do ta kenë rastin që t’i bashkërendojmë veprimet tona të nivelit Qendror dhe Lokal, për t’ju mundësuar dhe lehtësuar donatorëve ndërkombëtare realizimin e projekteve tona të përbashkëta në Vendin tonë”, përfundon komunikata e mistrisë. /Lajmi.net/