Ministri serb: Jerusalemi për hebrenjtë, si Kosova për serbët

Ministri serb i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik ka thënë sot  se testi më i madh për këtë gjeneratë është ruajtja e shtetësisë serbe në Kosovë.

Lajme

25/01/2018 13:23

“Vetëm ato shtete të cilat me një insistim të madh kanë mbrojtur territoret e tyre, ato që kanë mbrojtur shtetin e tyre dhe dinjitetin nacional, por the forcën e besimit në vetveten e tyre, janë respektuar, njohur dhe qëndrojnë ekonomikisht të fortë”, tha Nenad Popoviq.

“Ne nuk mund ta ndalojmë faktin që Kosova nuk do të jetë Serbi, sepse as ne, personat që jetojmë në Serbi , nuk e kemi bërë shtetin, mirëpo nuk kemi të drejtë t’i lëmë gjeneratat e reja të Serbëve pa Kosovën”, shtoi Popoviq.

Siç tha ai “është e pamundur që një hebre të lërë qytetin e tij të shtrenjtë, Jerusalemin, në dorë të dikujt tjetër, ajo se çfarë simbolizon Jerusalemi për Hebrenjtë, simbolizon edhe Kosova për serbët”, deklaroi Popoviq, transmeton lajmi.net.

Popoviq shtoi se është e pamundur që të largohen qëllimet separatiste të shqiptarëve të Kosovës, dhe duke parë një gjendje të tillë e vetmja mënyrë sipas tij për dalje nga kjo situatë është dialogu.

“Serbia po vuan një presion ndërkombëtar shumë të madh që të zgjidhë këtë problem sa më shpejtë të jetë e mundur, mirëpo ne duhet t’i rezistojmë këtij presioni në mënyrë të vendosur dhe pa kompromis.”

Ai në këtë shkrim autorial përfundon duke i dhënë epitete secilit serb që lejon anëtarësimin e Kosovës në OKB, duke e quajtur tradhtarë secilin  që lejon të ndodhë një gjë e tillë. /Lajmi.net/