Ministri serb i Mbrojtjes tha se i pëlqenin gazetaret që gjunjëzoheshin, Vuçiq e shkarkon

Ministri serb i Mbrojtjes Bratislav Gasiq u shkarkua nga detyra nga kryeministri Vuçiq pas deklaratës së tij se i pëlqejnë gazetaret të cilat “gjunëzohen shpejt”.

Lajme

07/12/2015 16:05

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka thënë të hënën se Gasiq nuk mund të mbetet në qeveri, pas komentit të tij ‘’të pamatur’’ për gazetaret.

“Ne kemi nevojë t’i mbrojmë gratë në Serbi. Ishte një mesazh i keq për të gjitha gratë. Një ministër nuk mund të thotë atë”, Vucic u tha gazetarëve, duke shtuar se Gasiq është shoku i tij i ngushtë dhe një nga ministrat e tij më të devotshëm.

Gasiç bëri koment për Zlatija Laboviq, një gazetare nga TV B92, gjatë vizitës së tij në fabrikën Prva Petoletka Namenska në Terstenik të dielën.

Kur Laboviq u ul poshtë, për të marrë operatorin e kamerës, Gasiq tha: “Unë dua gazetaret femra që bien poshtë në gjunjë e tyre të lehtë”.

Pasi u paralajmërua nga Vuçiq, Gasiq kërkoi falje për veprën që kishte shkaktuar.

“Unë dua të kërkoj falje publikisht ndaj gazetares Zlatija Laboviq dhe publikut serb për shkak të sjelljes sime të turpshme dhe skandaloze. Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e mia,” tha Gasiq.

Para shkarkimit, të hënën Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) bëri thirrje për shkarkim të menjëhershëm të ministrit Gasiq dhe u bëri thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve të “ngrijnë çdo komunikim me ministrin e mbrojtjes dhe të bojkotojnë të gjitha ngjarjet në të cilën ai merr pjesë”.

“Ne besojmë se pas vulgaritetit të tillë që përfaqëson majën e mosrespektimit ndaj profesionit të gazetarisë, por edhe për shkak të disa gabimeve të kaluara… Gasiq duhet të shkarkohet nga detyra e tij ministrore”, tha NUNS në një deklaratë.

Jovana Gligorijeviq, një gazetare nga revista Vreme dhe krijuese hashtag në Twitter #novinarkeneklece (‘gazetarët nuk gjunjëzohen’), tha për BIRN se seksizmi i Gasiq ishte një dukuri e zakonshme që tregon se si autoritetet i shohin gazetaret.

“Para së gjithash, ky është një sulm seksist ndaj një gruaje, por është gjithashtu një sulm ndaj gazetarëve në përgjithësi. Nëse ne e marrim aktin Gasiq simbolikisht, ne mund të shohim se ‘gjunjëzimi’ tregon qëndrimin e autoriteteve ndaj tërë profesionit të gazetarisë”, tha Gligorijeviq.

Gasiqit iu kërkua të largohet në disa raste të mëparshme të këtij viti, në lidhje me gabimet e tjera të pretenduara.

Në shtator, Agjencia serbe Anti-Korrupsionit pretendoi se ai kishte një konflikt interesi, kur ai dha kontrata për kompani të lidhura me familjen e tij, përderisa ai ishte krye bashkiak i qytetit të Krushevcit . Gasiq mohoi këtë.

Gjithashtu në shtator, Avokati i Popullit i Serbisë Sasha Jankoviq këshilloi autoritetet që ta shkarkojnë atë në lidhje me incidentet gjatë Gay Pride parade vitit të kaluar në Beograd.

Partitë e opozitës bënë thirrje Gasiq të japë dorëheqjen pas një aksidenti të helikopterit të ushtrisë në mars të këtij viti në të cilin humbën jetën shtatë persona, përfshirë një foshnje pesëditëshe. Ai mohoi se ai ishte përgjegjës. /JNK