Ministri Sefaj takohet me ambasadorin Delawie, flasin për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ku u bisedua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Lajme

20/02/2018 15:59

Në këtë takim u bisedua për çështjen e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, në theks të veçantë modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e SHBA-së, në avancimin e këtij sektori.

Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që SHBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.

Në anën tjetër, ambasadori Delaëie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë./Lajmi.net/