Ministri Sefaj lëshoi kundërligjshëm patentë shoferët

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili vjen nga AKR-ja ka ndërmarrë një hap të kundërligjshëm lidhur më patentë shoferët e rinj.

Lajme

16/03/2018 12:22

Ditë më parë MPB-ja ka lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri.

Lajmi.net ka mësuar se ky vendim i Ministrit Sefaj ka qenë jo ligjore. Kjo ngase, fillimisht MBP-ja është dashur të nxjerr Udhëzim Administrativ që do ta rregullonte këtë problematikë. Këtë procedure ligjore ministria e nuk e ka ndërmarrë.

Lajmi.net ka mësuar se ministri Sefaj ka pasur kundërshti të fuqishme nga persona brenda Ministrisë lidhur me shkeljen e ligjit.

Zyra e informimit e kësaj ministrie nuk ka dhënë përgjigje lidhur më këtë çështje.

Derisa në ministri nuk kanë dashur të flasin për lajmi.net lidhur me shkeljen e ministrit. Kjo ministri ka thënë për media gjatë ditës së djeshme se, deri më tani janë shtypur 2923 patentë shofer me dizajn të ri.

Nderkohë, para pakë ditësh, Ministri Sefaj kishte thënë se, “ditë më parë kemi lëshuar patentë-shoferin me dizajn të ri, i cili i plotëson të gjitha standardet ndërkombëtare dhe garanton nivel të lartë të sigurisë . Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës mund të përdoret për transit në komunikacionin rrugor pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së”.

Tutje ai kishte thënë se MPB është duke punuar që në afat sa më të shkurtër të ketë marrëveshje reciproke për njohjen – ndërrimin e patentë-shoferëve të Kosovës me patentë-shoferë të shteteve të BE-së që ende nuk e lejojnë këtë gjë. /Lajmi.net/