Ministri Sefaj bën apel: Vozisni me kujdes

Ministri i Policisë, Flamur Sefaj u ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit pas reshjeve të borës.

Lajme

20/01/2018 22:06

Apeli i plotë:

Bëj apel te qytetarët që të vozisin me kujdes të shtuar dhe të jenë të pajisur me goma dimri dhe pajisje të nevojshme për këtë kohë.

Sot gjatë ditës pjesëtarët e Agjencisë për Menaxhim Emergjent, intervenuan menjëherë pas rrokullisjes së një cisterne me naftë në Llabjan të Gjilanit.

Lus qytetarët që të mos parkojnë veturat e tyre në vende që e pengojnë intervenimin e mjeteve për pastrimin e rrugëve, si dhe intervenimin eventual të zjarrfikësve dhe institucioneve tjera të sigurisë.