Ministri Rikalo takoi stafin udhëheqës të MBPZHR-së – Lajmi.net
Ministri Rikalo takoi stafin udhëheqës të MBPZHR-së
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:35, 13 September 2017
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka mbajtur sot një takim njoftues me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, Kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari dhe atë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, si dhe me drejtorët e departamenteve të ministrisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikalo ka prezantuar para bashkëpunëtorëve të tij të shërbimit civil iniciativën e tij për bashkëpunim, gjithmonë duke pasur në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe fermerin si përfitues kryesor.

Me këtë rast, ministri Rikalo ka potencuar se do të japë mbështetjen e tij për të realizuar programet mbështetëse për fermerët, si atë të Pagesave Direkte ashtu edhe atë të Granteve Investive, në përputhje me dokumentet strategjike, të cilat tashmë i ka në dispozicion ministria.

Ai është shprehur i bindur se përmes angazhimit të tij dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira në bujqësi, si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

Fjalët kyçe: Ministria e Bujqesise, Rikalo

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bubble Trouble