Ministri Rexhepi: Kur është në pyetje shteti, s’janë imun as krerët e BIK-ut

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se, mbi interesin shtetëror nuk mund të dal askush. Ai duke folur për intervistimin e imamit Shefqet Krasniqi, ka thënë se, nëse do të ketë dyshime, madje do të hetohen edhe krerët e BIK-ut. 

Lajme

05/09/2014 23:14

Ministri Rexhepi në një intervistë në RTV21, ka thënë se, nëse do të ketë dyshime për infiltrim në veprimtari që rrezikojnë interesin e shtetit, mund të hetohen edhe krerët dhe vetë Bashkësia Islame e Kosovës. 

Ai u ka bërë thirrje të rinjve që të mos u bashkohen këtyre grupeve. 

“Askush nuk është imun, kushtimisht të them, nëse ka dyshime të bazuara se kryen një veprimtari të tillë. As z.Shefqet Krasniqi dhe të tjerët, prandaj me vetë fjalën që kemi thanë se nuk do të jenë imun as imamët, as individë të tjerë për të cilët dyshohet, këto janë punë të interesit kombëtar, dhe interesit jo vetëm sa i përket aspektit të sigurisë po edhe imazhit po edhe perspektivës së Kosovës”.

“Nëse ka dyshime, edhe pse na tash për tash, s’dua të flas hipotetikisht, por nëse ka dyshime askush s’do të jetë imun në hetime, por për momentin unë nuk kam të dhëna se menaxhmenti i Bashkësisë Islame është në hetime”, ka thënë ministri.