Ministri Reçica takoi Azemin, flasin për sigurinë në punë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Lajme

26/10/2018 16:03

Reçica dhe Azemi diskutuan rreth gjendjes së punëtorëve në sektorin privat dhe formave të bashkëpunimit, me theks të veçantë rreth ngritjes së vetëdijes sa i përket respektimit të masave për siguri dhe shëndet në vendin e punës, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në njoftim, Minitri Reçica tha se MPMS ka ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim dhe ofroi mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me sindikatën në çdo nismë që ka për qëllim përmirësimin e situatës sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë për punëtorët. /Lajmi.net/