Ministri Reçica merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të BE’së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e punës”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Lajme

20/03/2018 18:38

Konferenca mbahet më 21 dhe 22 mars, duke bërë bashkë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare, partnerë social, organizata të shoqërisë civile dhe politikanë nga Bashkimi Evropian, Zona Ekonomike Evropiane dhe Ballkani Perëndimor.

Gjatë konferencës dy ditore, do të diskutohet rreth çështjeve kyçe që lidhen me të ardhmen e punës si: sfidat demografike, aftësitë dhe njohuritë profesionale që pritet të jenë të nevojshme në dekadat e ardhshme, ndikimi i digjitalizimit në tregun e punës, kushtet e drejta të punës dhe mbrojtja adekuate sociale.