Ministri Pal Lekaj dhe kryetari Ragip Begaj vizituan rrugën Kijevë-Malishevë

Ministri Pal LekajI së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, vizituan segmentin  Kijevë-Malishevë, ku edhe do të nisin punimet për zgjerimin e kësaj rruge.

Lajme

10/10/2017 14:14

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha: “Unë zotohem para qytetarëve që ne do ta kryejmë ndërtimin e kësaj rruge në kohën më të shkurtë të mundshme,do ti japim rëndësi të veçantë, sepse këtu ka kohë që nuk është investuar,dhe sa I përket lëvizjes së lire të qytetarëve  të kësaj zone ka pasur mjaft pengesa,por ne jemi këtu, për ta dëshmuar se ne po trajtojmë të gjitha rrugët dhe rrugicat, mos të flasim për ato rrugë nacionale (autostradat ),që do të kryhen në kohën e paraparë me cilësi dhe me saktësi”.

Ministri Lekaj ndër të tjera tha se nuk do të lejojmë që për pengesa të faktorit njeri të ngecin pa u realizuar këto projekte, të cilat kanë impakt pozitiv te qytetarët por edhe te zhvillimi ekonomik.

Ky projekt, i cili  do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës, ka gjatësi prej 13 kilometrash dhe është më I frekuentuari në këtë zone, si dhe shfrytëzohet  për gjashtë fshatrat që lidhin rrugën deri në Malishevë.​