Ministri Matoshi dhe përfaqësuesi i lart i JICA-së, diskutojnë për menaxhim të mbeturinave

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me sekretarin e MMPH-së, Arben Çitaku, kryeshefin e AMMK-së, Ilir Morina dhe këshilltarët politik, sot ka pritur në takim, përfaqësuesin e përgjithshëm për Ballkan nga JICA japoneze, Hideya Kobayashi  dhe bashkëpunëtorë të tij.

Lajme

13/11/2018 20:07

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe përfaqësuesi i JICA-së, Kobayashi kanë diskutuar për projekte në fushën e mjedisit, duke marrë për model projektin  e implementuar në qytetin e Prizrenit, projekt ky i cili ka ndikuar në një menaxhim të suksesshëm të  mbeturinave, shkruan lajmi.net

Njëkohësisht ministri Matoshi dhe përfaqësuesi i JICA-së, Kobayashi, shqyrtuan mundësin e vazhdimit të fazës së dytë të projektit për menaxhimin e mbeturinave në katër komuna, duke përdorur modelin e Prizrenit.

Ministri Matoshi falënderoi Qeverinë Japoneze dhe  JICA-n, për mbështetje të projekteve për Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe së fundmi në projektin për identifikimin e shkaktarëve kryesor për ndotjen e ajrit, thuhet në komunikatën për media të MMPH-së

“ Ministria e Mjedisit ka një projekt të rëndësishme me JICA Japoneze që ka të bëjë me identifikimin e shkaktarëve kryesor për ndotjen e ajrit. Falënderojmë donatorët tanë, Qeverinë e Japonisë dhe JICA japoneze, të cilët në vazhdimësi kanë luajtur rol të rëndësishëm përmes mbështetjes së projekteve në fushën e mjedisit”, deklaroi Matoshi.

Ndërsa përfaqësuesi i përgjithshëm për Ballkan nga JICA japoneze, Hideya Kobayashi tha se modeli për menaxhimin e mbeturinave në Prizren është marrë si shembull i suksesshëm në konferenca rajonale.

Kobayashi falënderoi ministri Matoshi dhe premtoi bashkëpunim të mëtutjeshëm të JICA-së në fushën e mjedisit, fushë kjo e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve tanë. /Lajmi.net/