Ministri Matoshi dhe Ambasadori Minxhozi në koordinim për mbledhjen e dy Qeverive – Lajmi.net
Ministri Matoshi dhe Ambasadori Minxhozi në koordinim për mbledhjen e dy Qeverive
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 16:28, 9 November 2018
Ministri i Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, Kosovë- Shqipëri, që do të mbahet në muajin nëntor në Komunën e Pejës.

Ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi kanë diskutuan për përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë- Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Shpallja e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur është paraparë në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2017, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, shëndetit dhe mirëqenien e qytetareve të të dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për mundësin e zhvillimit të Junikut dhe Tropojës si  dhe mundësin e krijimit të fondeve për pastrimin e liqenit të Fierzës. /Lajmi.net/ 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO