Ministri Lluka ngushëllon familjen e punëtorit të KEK-ut

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka ngushëlluar familjen e punëtorit të KEK-ut, Fehmi Saliu, i cili mbrëmë ka humbur jetën gjatë orarit të punës.

Lajme

03/02/2018 13:02

Lluka duke uruar që ky të jetë rasti i fundit ka thënë se do të diskutohet me gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të sigurisë në punë.

“Me keqardhje mora lajmin për humbjen e jetës së Fehmi Salihu, teknik i inxhinierisë në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe ndajë dhimbjen me ta”.

“Duke dëshiruar që ky të jetë rasti i fundit i aksidenteve me fatalitet në vendet e punës, gjatë javëve të ardhshme do të hapim një diskutim të gjërë me të gjitha ndërmarrjet publike me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së sigurisë në punë me synimin që rastet e tilla të mos përsëriten”.

“Gjithashtu, dua të ritheksoj mirënjohjen time për të gjithë punëtorët që zellshëm angazhohen për funksionimin dhe prodhimin e energjisë elektrike në vend”, ka shkruar ai në facebook./Lajmi.net/