Ministri Lluka: Nesër publikohet kontrata për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin lluka ka bërë të ditur se nesër do të bëhet publike kontrata për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re.

Lajme

18/01/2018 16:50

“Të nderuar, qytetarë, media, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. Duke dashur të ndjekë parimet e transparencës në qeverisje, ju informoj që nesër me datë 19.01.2018 në orën 10:00, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, do të mbaj një konferencë për media ku do të bëjë publike kontratën për Projektin e Termocentralit Kosovën e Re!”, ka bërë të ditur Lluka përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. /Lajmi.net/