Ministri Lluka: Në prill do ta kemi funksional Bordin e “Trepçës”

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka raportuar para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal , lidhur me gjendjen në ndërmarrjen Trepça.

Lajme

19/03/2018 12:53

Lluka ka thënë se bordi i Trepçës pritet të jetë funksional në fillim të muajit prill. Derisa me 25 mars ka treguar se është faza e intervistës, raporton “Zëri.info”.

” Duke parë vështirësitë dhe statusin nuk ka statut të definuar për Trepçën. Vendimmarrja deri më 6 shkurt ka qenë drejtori i Trepçës pastaj vendimmarrja është transferuar. Trepça nuk ka si të jetë kanal i llogaridhënies. Bordin presim ta kemi funksional në fillim të prillit, me 25 mars është koha e intervistës”, ka thënë Lluka.

Anëtari i këtij komisioni Memli Krasniqi e ka pyetur ministrin Lluka pse disa muaj pas përfundimit të konkursit për bordin e Trepçës është pezulluar ky proces.

“Nga informatat që i kemi janë mbi 100 kandidatë keni mundur me i zgjedh 9 më të mirë me i dhënë fund situatës në Trepçë. Pse nuk po e zgjidhni situatën në Trepçë. Pse doni me anulu konkursin”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ndër të tjera ka treguar se Trepça do ti nënshtrohet një procesi të auditimit.