Ministri Lluka kërkon nga Këshilli Gjyqësor trajtim me prioritet të rasteve ku është i përfshirë Telekomi i Kosovës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor të trajtojë me prioritet rastet gjyqësore në të cilat palë është Telekomi i Kosovës.

Lajme

06/08/2018 16:24

Në kërkesën e ministrit Lluka drejtuar kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizit, theksohet se Telekomi i Kosovës është në gjendje jo të mirë financiare, dhe në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes, e njëjta tashmë ndodhet në fazën e rikonstrukturimit në të cilën ai ka nënvizuar se priten rezultate pozitive, shkruan lajmi.net.

Lluka në kërkesën e bërë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës ka kërkuar mirëkuptim që lëndët ku është e përfshirë Telekomi i Kosovës, të trajtohen me prioritet.