Ministri Lluka: Drejtori i Trepçës nuk ka pasur mandat – Lajmi.net
Ministri Lluka: Drejtori i Trepçës nuk ka pasur mandat
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 16:29, 12 March 2018
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të Trepçës, Ahmet Tmava. Ky i fundit e kishte akuzuar ministrin Lluka për presion, duke theksuar se ia ka pamundësuar punën.

 

Por, këto pretendime po i hedh poshtë vet ministri Lluka.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë presion. Madje thotë se drejtorit tashmë të dorëhequr të Trepçës, i kishte skaduar mandati që nga 6 shkurt.

“Njëra nga arsyet ka qenë presioni i ministrit. Dua ta demantoj pasi që ai është një drejtor që i ka skaduar mandati”, ka thënë Lluka, raporton lajmi.net

Duke demantuar akuzat e Tmavës për presion, Lluka ka treguar arsyet pse nuk ia ka aprovuar kërkesën që Tmava të jap nënshkrimet për shpenzimet e Trepçës.

“Kërkesa e vetme ka qenë që ai të autorizohet për shpenzimet që i bën Trepça, dhe si rezultat ne nuk e kemi provuar një gjë të tillë, përderisa nuk ka mandat. Si rezultat e kemi autorizuar zv/drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorin e financave që e ka marrë autorizimin për financat e Trepçës”, ka thënë tutje ministri i Ekonomisë.

Lluka ka theksuar se Trepça deri më tani është pa status të zgjidhur.

Ai ka thënë se janë në proces të formimit të bordit, që do ta paraqiste Trepçën si shoqëri aksionare. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO