Ministri Lekaj: Të gjitha rrugët në territorin e Kosovës janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit, lëshoi këtë komunikatë për opinion​: Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në…

Lajme

24/10/2017 16:01

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit, lëshoi këtë komunikatë për opinion​:

Sot, me të marrë informatat e para se ka probleme në disa segmente të rrugëve, kryesisht malore, për shkak të reshjeve të borës, në disa lokacione është intervenuar nga njësitet e kompanive që i kanë në mbikëqyrje këto rrugë dhe është bërë sanimi i pengesave dhe hapja e rrugëve për qarkullim të automjeteve.

Konform kësaj, konstatojmë se rrugët në drejtim të Kullës, Bajgorës dhe Carralevës, por edhe në segmentet e tjera, janë të kalueshme dhe po mbahen nën vëzhgim për të parë nëse është e nevojshme të ndërhyhet prapë në të njëjtat.

Ftojmë të gjitha autoritetet, por edhe qytetarët, që për secilin rast të jenë në kontakt me Ministrinë e Infrastrukturës!

bora1