Ministri Lekaj priti përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në takim përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit "Adem Jashari".

Lajme

13/10/2017 15:25

Drejtori i Bordit, Nihat Ozdemir e uroi për pozitën e re dhe e njoftoi detajisht me projektet te cilat po i realizon “Limak” në Turqi dhe Kosovë, me ato sipas modelit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe investime të tjera.

U bisedua konkretisht për projektin e zgjatjes së pistës ne Aeroportin “Adem Jashari” për të cilin pritet bashkëpunim i dyanshëm.

Ministri Lekaj në anën tjetër i falënderoi për vizitën, duke u shprehur se, “siç e dini, unë ka një muaj që kam pranuar pozitën e Ministrit të Infrastrukturës dhe jam munduar të njoftohem në detaje me fushëveprimin e aeroportit dhe obligimeve që kemi karshi kësaj ndërmarrje. Unë ju përgëzoi për punën dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve e cila është mjaft inkurajuese, ndërsa sa i përket projektit për zgjatjen  e pistës së aeroportit, jam i gatshëm të bashkëpunoj për këtë projekt por kërkojmë hapësirë kohore për të analizuar edhe një here formën e financimit, për shkak të shumës së madhe e cila është paraparë për t’u investuar për këtë pistë dhe pamundësisë për ta mbuluar në tërësi.

Ndër të tjera ministri Lekaj dhe drejtuesit e kompanisë “Limak” diskutuan edhe për mundësinë e aktivizimin edhe investimit në aeroportin e Gjakovës për të cilin u dakorduan dy palët që shume shpejt të bëhet një studim fizibiliteti si dhe të gjinden format më të mira të investimit në të.