Ministri Lekaj për autostradën Prishtinë-Mitrovicë: Do të përfundojë brenda dy viteve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se projekti i autostradës “Tre Heronjtë-Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të përfundojë brenda dy viteve edhe pse ishte lënë në harresë në vitet e kaluara.

Lajme

14/07/2018 18:43

Ministri Lekaj, i ka falënderuar banorët e pronave që prekën nga kjo autostradë për mirëkuptimin e tyre që ky projekt të vazhdojë së implementuari.

“Projekti që ka nisë së zbatuari para disa ditëve nga të qenurit projekt në sirtarë të pluhrosur po behët realitet që do të transformojë Veriun e Kosovës. Me projektin e autostradës, Tre Heronjtë, “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha” do të zgjidhim përfundimisht një nyje të mbetur të rrugëve të Vushtrrisë e Mitrovicës.

Banorët e pronave që prekën nga autostrada Prishtinë – Mitrovicë, i falënderojë për mirëkuptimin e tyre, që projekti të vazhdojë së implementuari. Me pamjet e këtij projekti ju dëshirojë të gjithëve një fundjavë të mirë!”, ka shkruar në “Facebook, ministri Pal Lekaj. /Lajmi.net/