Ministri Lekaj ndërmerr hapa për zgjidhjen e problemeve të Mamushës, Infrakosit dhe Trainkosit

Ministri i Infrastukurës, Pal Lekaj, ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Komunës së Mamushës dhe bordin drejtues të Infrakos dhe Trainkos.

Lajme

22/09/2017 12:17

 

Lekaj thotë, se qysh sot janë ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje, transmeto lajmi.net.

“Në takimin me udhëheqësit e Komunës së Mamushës, biseduam për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova” për rreth 40 mijë banorë.

Po ashtu sot takova bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit. Lëvizja e trenit do të realizohet për t’i shërbyer qytetarëve dhe bizneseve në qarkullimin sa më të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm.

Për të dyja këto çështje, qysh sot kemi ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje. Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë.

Ne kemi ardhë këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

21952320_1878614045489157_1152449780_o 21951632_1878613965489165_1784823174_o