Ministri Lekaj inspektoi disa projekte rrugore në komunën e Gjakovës

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inspektoi disa projekte rrugore që janë duke u asfaltuar në komunën e Gjakovës. Rrugët që po asfaltohen janë: Skivjan-Novosellë, rruga e fshatit Goden, e fshatit Damjan, si dhe rruga në qytet “Petro Nino Laurasi”.

Lajme

11/10/2017 16:12

Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj theksoi: “Sot bashkë me deputeten, me bashkëpunëtorët, si dhe kandidatin për kryetar komune z.Gjinin, jemi këtu për të inspektuar rrugën, Skivjan-Novosellë, me gjatësi prej 1.8 kilometra, ndërsa tërë projekti, ka vlerën prej 180 mijë euro, dhe punimet do të përfundojnë brenda 90 ditëve. Ka qenë domosdoshmëri e mëhershme. E kam njoftuar zyrtarisht edhe komunën e Gjakovës se do të jem në ditë, në inspektim të projekteve rrugore të kësaj komune, nuk e dij pse nuk kanë dalë për këto projekte që kanë impakt pozitiv për qytetarin, që i lidhin dy fshatra dhe që i frekuentojnë diku 3000 mijë banorë. Prandaj, në këtë drejtim e kam një mesazh që e nuk do të mbetet rrugicë e pa e asfaltuar me kërkesën e qytetarëve, por edhe me kërkesën e komunës. Po ashtu sot do të jem në inspektim të rrugës për Goden, rrugë kjo e cila ka një vlerë prej 800 mijë euro dhe gjatësi prej 12 kilometrash, projekti është në përfundim e sipër. Vizitë do të kemi edhe në Damjan, që janë duke u punuar 5.7 kilometra rrugë, dhe projektet do të përfundojnë brenda 60 ditëve. Poashtu do ta inspektojmë edhe rrugën “Petro Nino Laurasi” e cila ka përfunduar por ende nuk është bërë pranimi teknik. Ne këtu jemi në Gjakovë që t’ju themi qytetarëve, se kjo komunë do të përfitoj në vitin 2018, së pari autostradën Gjakovë-Klinë në vlerë prej 50 milionë, po ashtu kredia e marrë do të shfuqizohet, dhe ato mjete financiare prej 8.2 milionë do të jenë të buxhetit të Kosovës, nga Ministria e Infrastrukturës dhe do të hyjmë në marrëveshje me prioritet që do t’i ketë kryetari i cili do të zgjidhet nga qytetarët e kësaj komune. Ne realizimin e projekteve ne do të jemi pa ngjyrime politike, por jemi këtu që t’i themi komunës, zyrtarëve dhe qytetarëve të Gjakovës, që ne jemi të vendosur të kemi investime të fuqishme në Gjakovë sepse deri më tani ka pasur pak investime nga Qeveria”.

Ndërsa Ardian Gjini, i cili ka kandiduar për kryetar të komunës së Gjakovës tha: “Definitivisht Gjakova po kthehet në hartë të investimeve, të cilat kanë munguar për një kohë të gjatë. E falënderoj ministrin Lekaj, dhe kryeministrin Haradinaj që kanë kthyer realizimin e projekteve të mëdha në Gjakovë. Të gjitha projektet që i kemi paraparë do të jenë të realizuara, ndërkaq ndryshimet pozitive do të shihen shumë shpejt”.