Ministri Krasniqi shkon në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku me ftesë të ministrit të Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, do të marrë pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi që mbahet në Berlin.

Lajme

15/01/2015 16:19

Në këtë forum marrin pjesë ministra të sektorit nga vende të ndryshme të botës, por edhe personalitete tjera që merren me sektorin e bujqësisë, thuhet në një komunikatë për media nga kjo ministri.

Krasniqi do të marrë pjesë në Samitin e 7-të të ministrave të bujqësisë që mbahet të shtunën në Berlin, e ku do të marrin pjesë ministra nga vende të ndryshme.

Përveç këtyre, ministri i Bujqësisë do të jetë prezent edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin.