Ministri Krasniqi ngushëlloi familjen e futbollistit Triumf Shabani

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen e Triumf Shabanit, me rastin e vdekjes së tij.

Lajme

29/06/2014 14:44

Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e djalit tuaj, futbollistit të ri e të talentuar Triumf Shabani, ka shkruar Krasniqi në telegram.

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për futbollin e Kosovës dhe sportin në përgjithësi. Triumfi ka qenë një pjesë shumë  e rëndësishme e ekipit të Feronikelit, në sukseset që kjo skuadër ka treguar në futbollin e Kosovës. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë futbollistët, trajnerët dhe futbolldashësit kosovarë”.

“Triumfi do të jetë një emër i veçantë për futbollin e Kosovës dhe sportistët do ta kujtojnë atë gjithmonë, duke marrë nga ai modelin e një të riu që punon shumë për suksese në jetën e tij në futboll dhe fusha tjera”, ka shkruar Krasniqi.