Ministri kosovar e mban fjalën, i dhuron 1357 dollarë për dënimin e Xhakës dhe Shaqirit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka dhuruar hiç më pak se gati sa një rrogë aktuale të ministrit.

Lajme

27/06/2018 12:33

Siç shihet në fondacionin online ‘Gofoundme’, ai ka deponuar 1 mijë e 357 dollarë për të paguar dënimin e FIFA-s.

Ministri Hasani edhe më herët kishte përkrahur lojtarët shqiptarë të Zvicrës, duke kërkuar të ndihmohen për dënimin.

Sidoqoftë, Hasani që udhëheq me një nga ministritë më të rëndësishme, ka rrogë aktuale prej 1270 euro. Ajo pritet të rritet.

Ndërkohë, dje u mbërri shuma e dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin, pa kaluar as edhe 24 orë.

Ndryshe, pasi bën shqiponjën, lojtarët e Zvicrës Xhaka, Shaqiri dhe Lichteiner u dënuan më 25 mijë franga zvicerane.

Lexoni edhe:

Kush është Rilind Reka, njeriu që mobilizoi shqiptarët për t’ua paguar dënimin Xhakës dhe Shaqirit?