Ministri Jevtiq tregon se pse Lista Serbe votoi pro MSA-së

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë se anëtarët e Iniciativës Qytetare “Lista Serbe” kanë votuar sot pro Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim në Parlamentin e Kosovës, pasi sipas tij kjo gjë garanton implementimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Lajme

02/11/2015 17:15

 

“Pesë pika të MSA-së garantojnë implementimin e marrëveshjeve për të cilat janë pajtuar Prishtina dhe Beogradi në Bruksel, përfshi edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Jetviq për Tanjug, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, implementimi i MSA-së do të siguroj ndërtimin e demokracisë në shoqërinë kosovare, zbatimin e ligjit, respektimin ndaj minoriteteve si dhe kushte më të mira për kthimin e personave të dëbuar.