Ministri italian 60 minuta në zyrën e Xhafaj për kanabisin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim zyrtar ministrin e Brendshëm të Italisë Marco Minniti.

Lajme

03/11/2017 12:00

 

Takimi u zhvillua në Ministrinë e Brendshme dhe zgjati rreth 60 minuta.

Në këtë vizitë, ministri italian shoqërohet nga një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Italisë.

Marco Minniti do të prezantojë raportin e monitorimit nga ajri kundër kultivimit të kanabisit për vitin 2017. Ky monitorim është bërë me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Policisë Italiane dhe Misionit të Bashkimit Europian.

Ndërsa si pjesë e delegacionit italian ishin edhe oficerë italianë, në takimin me Xhafajn ra në sy mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Ndërsa në orën 11:00, ministri i Brendshëm i Italisë u takua edhe me Presidentin Ilir Meta