Ministri Ismaili sot mban konferencë të jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Urani Ismaili, sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme.

Lajme

10/12/2018 09:08

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot me fillim prej orës 11:00 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë konferencë ministri Ismaili do të flas për luftimin e korrupsionit në blerjen e barnave me çmime të fryra dhe ruajtjen e miliona eurove gjatë vitit 2018.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. /Lajmi.net/