Ministri Ismaili: Shëndetësia duhet të jetë temë unifikuese

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, duke ju përgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për vdekjen e tre pacientëve në sallën e operacionit, deklaroi se rasti është shumë i rëndë dhe nuk mund të bëhet shtrembërimi i fakteve.

Lajme

14/03/2018 11:26

Ismaili shtoi se mënyra që ata e konceptojnë zgjidhjen e problemit është shumë e rëndësishme, dhe se shëndetësia duhet të jetë një temë unifikuese e të mos merret si temë për të goditur dikënd për qëllime politike, raporton lajmi.net.

“Konsideroj që rasti është i rëndë dhe nuk mund të bëjmë shtrembërim të fakteve, domethënë nuk i kontribuojmë rastit, rasti ka ndodh para se unë me u bë Ministër, e kam ngritur çështjen në nivel të kryeinspektorëve. Pra është e kundërta e asaj që e thatë ju, që rasti është heshtë, kemi dorëzuar të gjitha raportet për të dhënë material nga të gjitha institucionet përkatëse” tha Ismaili

“Mënyra që ne e konceptojmë për me ardhë deri tek zgjidhje është shumë e rëndësishme. Është gjetë një gropë e madhe në shëndetësi, shëndetësia duhet të jetë një temë unifikuese, nuk mujna na shëndetësinë me marrë me godit dikënd, sepse nuk mundesh me fol me shtrembërim të fakteve” shtoi ai

Ministri Ismaili i replikoi edhe njëherë deputetit Konjufca i cili e akuzoi Ministrin për paaftësi në postin që ai mban.

“Shumë shpejt e shpërfaq inatin tënd politik, sepse nuk e sheh një shërbim 24 orësh që nuk ka ekzistuar kurrë në Kosovë, por shikon me ba me fjali popullore tënden” replikoi Ministri Ismaili./Lajmi.net/