Ministri Ismaili: Kishte degradim duhej reflektuar, Qeveria ka në fokus sistemin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili konsideron se Qeveria aktuale ka pasur gjithnjë në fokus sektorin e shëndetësisë duke përfshirë investimet dhe trajtimin e pacientëve e po ashtu edhe personelin shëndetësor.

Lajme

25/09/2018 18:25

Ndërsa është diskutuar për sfidat e shëndetësisë kosovare në Info Magazine, ai ka theksuar se të gjitha shërbimet shëndetësore lidhen me gjendjen ekononike të qytetarëve porse ka premtuar se primare e angazhimeve të tij do të mbetet edhe më tej shëndetësia.

”Në këtë Qeveri shumë rëndësi ka edhe sistemi shëndetësor. Fokus i kësaj qeverie ka qenë dhe do të mbetet shëndetësia”.

”Kemi parë viteve të fundit degradim shëndetësor jo për faj të qytetarëve apo personelit por për faj të mungesës së fokusit në këtë sektor, investimeve”.

”Kjo kërkon edhe një injektim financiar në mënyrë që të ngriten kushtet për të gjithë edhe për pacientin edhe për personelin shëndetësor”.

”Shërbimet shëndetësore kanë qenë direkt të lidhura me gjendjen ekonomike të qytetarëve. Nëse nuk reagojmë nëse nuk bashkërendojmë apo investojmë, atëherë efektet e këtij sistemi do t’i ndiejmë të gjithë ne”.

”Në varfërim, në kualitet më të keq të jetës e po ashtu edhe me jetëgjatësinë e kosovarëve në vend. Jetëgjatësia ka një lidhje shumë të madhe me shpenzimet që bën shteti për kokëbanori në shëndetësi”.

”Nëse nuk mirëmbahet kapitali njerëzor atëherë nuk është e mundur”.

”Prioritet ka qenë dhe do të mbetet përsëri derisa dhe do të shihet muajve të ardhshëm puna në sektorin e shëndetësisë”.